Vila luksoze nën det

Jeni adhurues i ujit dhe dëshironi që  hapsirat ku jetoni të kenë pamjen nga deti?

Atëherë, kjo vilë luksoze nën det, është gjëja e vërtetë për ju.

Kompania “Kleindienst Group”  nga Dubai  do të ndërtoi  42 vila  luksoze trikatëshe, që në fakt janë  lundrues pa mekanizëm , niveli më i ultë i të cilave do të jetë  katër metra nën det.

Niveli nën det është i paraparë për kuzhinë, dhomën e ndejës dhe banjon, ndërsa në kuvertë do të jetë mini bari dhe xhakuzi. Nga kompania pohojnë se qysh tash ka interesim të madh  për objektet e tyre origjinale të banimit.
Drejtori i  “Kleindienst Group” Josef Kleindienst  tha se vilat e para luksoze  nënujore  do të përfundojnë  në vitin 2016.
Ai ka shtuar se prodhimete  tyre do të ndihmojnë  llojeve të rrezikuara bimore dhe shtazore