Në qytetin e New Yorkut (SHBA) është vjedhur një breshkë e moshës 100 vjeçare.
Sipas Daily News, punonjësit e strehimores Qendra Mjedisore Alley Pond në Queens të New Yorkut kur janë zgjuar në orët e mëngjesit kanë vërejtur se breshka 100 vjeçare nuk gjendet në kafazin e saj.
Punonjësit e strehimores rastin e kanë denoncuar në polici, e cila është vënë në kërkim të breshkës dhe vjedhësit apo vjedhësve të saj.