Ballina / KRYESORE / Videoja intime, Sokol Balla padit 3 media

Videoja intime, Sokol Balla padit 3 media

Gazetari Sokol Balla, i cili u bë viktimë i publikimit të një videoje intime, kërkon që mediat të mbajnë përgjegjësi lidhur me këtë akt.

Në fakt moderatori i emisionit “Top Story”, nuk kërkon dëmshpërblim nga mediat, për prishjen e imazhit pas ndërhyrjes në jetën private të personit publik, por vetëm heqjen e materialeve të publikuara.

Për të vendosur drejtësi lidhur me ‘sulmin’ që iu bë dy muaj më parë përmes një videoje, Balla i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Kërkesa e paditësit Sokol Balla është heqja e materialeve të publikuara nga mediat online, duke ngritur një padi ndaj mediave “Lapsi.al”, “City.fm” dhe “Telegrafi shpk”.

“Detyrimin e palës së paditur për të ndaluar publikimet dhe heqjen e materialeve të publikuara në të gjitha formatet, të cilat janë cenuese të jetës private të paditësit”, thuhet në objektin e çështjes.

Pas publikimit të videos intime, gazetari Balla theksoi se do të nisë një hetim për personat që ndërhynë në jetën e tij private duke i prishur imazhin, për të cilën u shpreh se ka mbështetjen e autoriteteve shqiptare.

Provo po ashtu

serbia-kosova_

‘Trumpi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën’

Grenell tekstualisht ka vënë kusht – Serbia duhet ta njohë Kosovën strong shkruan gazeta beogradase. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.