VIDEO: Pasqyrat janë përafruar plotësisht

Për herë të fundit janë takuar në Ligën e kampionëve në sezonin 2002/03, ndërsa atëherë Juventus në fund qe më i mirë

Bracelona e Juventus nuk janë takuar mjaft shpesh në garën e kupës evropiane. Aq më shumë, takimi i sotmë në Berlin do të jetën vërtet jubilar, por vetëm ballafaqimi i 10-të. Edhe më interesante është se janë takuar madje në 5 garash të ndryshme, kurrë në finale, ndërsa proporcionet u janë barazuar plotësisht, pos gol-doferencës në të cilën katalonasit janë për dy gola më të mirë/

Kupa latine, 1952

Kjo garë është zhvilluar prej vitit 1949 deri më 1957, ndërsa kanë marrë pjesë ekipet e Spanjës, Italisë, Portugalisë e Francës. Në vitin 1952 turenu është luajtur në Parkun parisien të princërve, ndërsa Barcelona në gjysmëfinale e ka mundur Juventusin me 4:2.

Kupa e qyteteve të panaireve 1970/71

Në të 16-ten e finales Juventusi në të dy ndeshjet e ka mundur Barcelonën nga 2:1. Më vonë në finale Leds United do të jetë më i mirë se Juve.

Kupa e kampionëve 1985/86

Në çerekfinale në Camp Nou ka qenë 1:0 për vendësn (Julio ALberto), ndërsa në kthim 0:0. Atë sezon Barcelona në finale do të humbë nga ekzekutimi më i dobët i penalltinve se Steaua, në të cilën është bërë i famshëm portieri Ducadam.

Kupa e kupave 1990/91

Në gjysmëfinale Barcelona ndeshjen e parë e ka fituar me 3:1 (Stoiçkov 2 gola), kurse në kthim ka qenë 1:0 për Juventusin.

Liga e kampionëve 2002/03

Në të katërtën e finales së atij sezoni në Torinë 1:1, kthimi është luajtur në Camp Nou. Saviola ka shëjnuar për Barcën, ndërsa Nedved ka barazuar në 1:1. Janë luajtur vazhdimet, ndërsa një minutë-dy para fundit Zalayeta ka shënuar për kalimin e Juventusit.

Gjithsej Barcelona – Juventus 9 3 3 3 12:10