Ballina / TEKNOLOGJI / Veturat elektrike që mbushen për 15 minuta
veturat elektrike

Veturat elektrike që mbushen për 15 minuta

Gjenerata e ardhshme e veturave elektrike do të mund t’i mbushin bateritë e tyre brenda 15 minutash. Një grup i kompanive prodhuese, përfshirë BMW-në, Porschen dhe Siemensin, kanë thënë se ata e kanë zhvilluar një teknologji që mund ta bëjë mbushjen e shpejtë të baterive realitet.

Ata e paraqitën një pikë mbushëse me rrymë prej 450 kilovatësh, e cila ofron rrymë për 100 kilometra për vetëm tre minuta, ndërsa mbushja e plotë e baterisë do të bëhet për 15 minuta. Ian Ellerington, udhëheqës i trasfereve teknologjike në institutin “Faraday” tha se kjo teknologji është dukshëm më e mirë se ajo që është duke u përdorur aktualisht. “Sasia prej 450 kilovatësh është ndjeshëm më e shpejtë se mbushësit e Teslas dhe në parim do të ishte dhjetë herë më e shpejtë se mbushësit tjerë që janë të pranishëm gjithandej”, tha ai.

Koha e gjatë e mbushjes së baterisë është njëra ndër mangësitë më të mëdha të veturave elektrike në ditët e sotme. Kjo e zgjat kohën e rrugëtimit dhe paraqet problem për pronarët e veturave që nuk mund t’i mbushin ato në shtëpi. Ellerington thotë se gjenerata e ardhshme e mbushësve elektrikë mund ta zgjidhë këtë problem. Sidoqoftë, një sfidë tjetër është ndërtimi i veturave që mund ta përballojnë këtë sasi të madhe të energjisë dhe që janë në gjendje ta shfrytëzojnë atë në mënyrë të efektshme, shkruan “CNN”

@Fluidi

Provo po ashtu

ja kush mund ta lexojë fjalëkalimin tuaj në Facebook

Ja kush mund ta lexojë fjalëkalimin tuaj në Facebook

Facebook ka njoftuar qindra miliona përdorues se fjalëkalimet e tyre janë ruajtur në bazën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.