Ballina / KRYESORE / Vetura ‘made in’ Kosova

Vetura ‘made in’ Kosova

Sead Ismaili nga Mitrovica, ka një hobi krejt të ndryshëm, e ai është pasioni për vetura

Seadi, si fëmijë ka qenë shumë kurioz për llojet e makinave, si krijohen ato, kush i ndërton? A mundet që një njeri vetë të krijoj një të tillë?

E duket që këto shumë pyetje, që atëherë për Seadin dukeshin pa përgjigje, tash kanë një përgjigje.

E ajo përgjigje quhet VULLNET! Mjafton të keshë vullnet, mjafton të keshë dëshirë, mjafton të kesh përkushtim dhe mundë të arrish atë që do.

Seadi, falë pasionit të tij për vetura ka arritur që vetë të krijoj 2 makina, të cilat përveç që i ka projektuar ai edhe i ka ndërtuar vetë.

Në një prononcim për infoGLOBI-n, ai  ka bërë të ditur se veturën e parë e ka ndërtuar qysh kur ishte 17 vjeç. Ndërsa veturën e dytë e ka përfunduar në moshën 21 vjeçare.

Ai shprehet se ideja për të ndërtuar këtë veturë i kishte ardhur shumë kohë më parë, mirëpo tek tani i janë krijuar mundësitë që ta realizoj këtë dëshirë të kahmotshme.

“Kemi pasur shumë ide, mirëpo dëshiroja të bëja diçka më klasike, diçka si veturat e viteve të 50-60, pasi ato gjithmonë më kanë tërhjekur, prandaj krijova këtë “ shprehet ai.

“Vetura ka motorin e Ford Siera 2.0 DOHC me 16 ventila” tregon Suadi përbërjen e veturës së tij.

Seadi rrëfen se njerëzit e kanë të vështirë të besojnë se vetë ai është projektuesi dhe ndërtuesi i kësaj makine.

“Thjeshtë nuk mund ta besojnë, bëjnë shumë pytje, megjithatë në fund kur shohin fotot binden që unë jam ai që falë dëshirës të madhe kam krijuar këtë veturë” rrëfen Seadi.

Për ndërtimin e kësaj veture superklasike ka punuar Seadi i ndihmuar ndonjëherë edhe nga babai i tij për rreth një vit.
Më poshtë mund të shihni disa foto prej kur ka filluar ndërtimi deri në përfundimin e tij./infoGLOBI/F.Hyseni/

sead fillon ndertimin seadi gjate procesit te punes seadi skicon veturen auto made in kosova