Ballina / Reçeta / Vetitë e frutit të pasionit dhe mënyra si të përdoret ai
fruti i pasionit

Vetitë e frutit të pasionit dhe mënyra si të përdoret ai

Vetitë ekzotike të frutit të pasionit janë të njohura gjerësisht për shëndetin e lëkurës, kryesisht kur kombinohen mrekullisht me përbërës të tjerë të dobishëm.

Në Amerikën e Jugut, ky frut, përdoret për probleme mjekësore, në mënyrë të veçantë, për luftimin e ankthit, pagjumësisë, astmës, bronkit dhe infeksioneve të traktit urinar.
Fruti në fjalë, është i pasur me vlera të larta ushqyese, konsumohet i freskët, ose si përbërës shtesë në akullore, kokteje, shurupe etj., etj.
Frutat e freskëta të Pasionit përmbajnë vitaminë C (36%), fibra dietike (42%), vitaminë B, riboflavin (11%), niacin (10%), hekur (12%) dhe fosfor (10%).
Fruti i Pasionit zë një vend shumë të rëndësishëm edhe në fushën e kozmetikës.
Mund të përdoret ose i freskët siç është për përgatitjen e maskave të ndryshme, ose në formë vaji.
Ja një recetë të thjeshtë për pastrimin rrënjësor të lëkurës.
Përbërësit:
1 frut pasioni
1 lugë çaj mjaltë trumze
1 lugë çaj pluhur bollguri
1 majë luge çaj pluhur kurkume
2-3 pika lëng të frekët limoni
Përgatitja:
Fillimisht, shtypni (bëni tip pureje) frutin e pasionit, në vazhdim, hidheni në një tas prej qelqi bashkë me përbërësit e tjerë dhe vijoni me përzierjen derisa të krijohet një masë homogjene.
Pasi të keni larë fytyrën, pra të keni hequr çdo lloj papastërtie, aplikoni një sasi të përzierjes në të gjithë sipërfaqen e fytyrës (përveç syve), dhe filloni të bëni masazh të lehtë me lëvizje rrethore për rreth 3-4 minuta.
Në vazhdim, lereni rreth 10 minuta të tjera të thahet, dhe pastaj rifilloni me fërkimin.
Në fund, shpëlahuni me ujë dhe aplikoni kremin hidratues. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1 herë në javë.

Check Also

fluidi

Për meraklitë e ushqimit të shijshëm!

Nuk ka rendësi nëse jeni adhurues të ushqimit pikant apo preferoni t’i kënaqni sensorët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *