Ballina / BOTA / Vetëvritet Ish-presidenti i Perusë
Alan Garcia peru former president suicide

Vetëvritet Ish-presidenti i Perusë

Në Lima, vdiq të mërkurën ish presidenti i Perusë Alan Garcia, pak orë pasi kishte qëlluar veten në kokë për t’iu shmangur arrestimit në lidhje me një hetim për ryshfet. Ai ishte 69 vjeç.

Garcia i zgjedhur dy herë president, ishte një orator i aftë. Fillimisht u zgjodh si përfaqësues i zjarrtë i së majtës dhe më pas si nxitës po aq i pasionuar i investimeve të huaja dhe tregtisë së lirë. Vitet e fundit, atij nuk iu ndanë akuzat për korrupsion gjë që ai e mohonte vazhdimisht.

Garcia ishte një nga nëntë personat për të cilët një gjykatës kishte urdhëruar arrestimin të mërkurën, për përfshirjen e dyshuar në një skandal ryshfetesh të dhëna nga firma Odebrecht, një kompani braziliane ndërtimi. Kjo çoi në skandalin më të madh të korrupsionit në Amerikën Latine, kur firma pranoi në vitin 2016 se kishte paguar ryshfete për politikanët në të gjithë rajonin për të siguruar kontrata fitimprurëse.

Anëtarë të partisë së Garcias e njoftuan vdekjen e tij përpara njerëzve të mbledhur jashtë spitalit Casimiro Ulloa, ku ai pësoi tre arreste kardiake dhe iu nënshtrua një operacioni.

Provo po ashtu

Mediat: Uashingtoni i vë sanksione Turqisë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur për një pako sanksionesh kundër Turqisë, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.