Ballina / KOSOVA / Vetëvendosjes kundër, të tjerët pro Projektligjit të Amnistisë

Vetëvendosjes kundër, të tjerët pro Projektligjit të Amnistisë

Kuvendi i Kosovës ka nisur debatin në lidhje me Projektligjin për amnistinë.

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se projektligji trajton çështjen e amnistisë konform Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Kuçi i ka njoftuar deputetët se janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet e seancës së fundit, kur Kuvendi kishte dështuar ta miratonte atë për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme.

Gjatë debateve, projektligji është mbështetur nga partitë e koalicionit, PDK, AKR dhe pakicat. Po ashtu, edhe dy partitë opozitare, LDK dhe AAK i kanë dhënë mbështetje.

Edhe kësaj radhe, lëvizja Vetëvendosje ka qenë kategorike kundër miratimit të projektligjit të amnistisë.

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se projektligji nuk i plotëson standardet ndërkombëtare dhe si i tillë nuk duhet të miratohet.

Përndryshe jashtë Kuvendit, dhjetra qytetarë janë mbledhur për të kundërshtuar miratimin e kësaj marrëveshje./infoGLOBI/

Provo po ashtu

Zgjedhjet e parakohshme, Në Supreme arrijnë 5 ankesa

Pesë ankesa kanë shkuar në drejtim të Gjykatës Supreme rreth rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.