Ballina / KOSOVA / Vetëvendosjes iu bashkëngjit edhe deputeti i IKRD-së Elbert Krasniqi

Vetëvendosjes iu bashkëngjit edhe deputeti i IKRD-së Elbert Krasniqi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka takuar sot ka pritur një delegacion nga Partia Egjiptiane IRDK të kryesuar nga Elbert Krasniqi.

“Në takim u bisedua mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e fundit, në të cilin qytetarët votuan me shumicë për ndryshim duke e bërë VETËVENDOSJE!-n fituese, si subjektin e parë në vend dhe grupin më të madh në legjislaturën e shtatë në Kuvend “.

Gjatë takimit u dakordua që kreu i Partisë Egjiptiane t’i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

“Po ashtu u bisedua për gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptas. Duke parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë ne u dakorduam që deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në legjislaturën e shtatë “- njofton Lëvizja Vetëvendosje.

Në takim u diskutua edhe pozita e komunitetit egjiptas në Kosovë.

“Nga ky takim doli edhe iniciativa që të dy subjektet të trajtojnë sfidat me të cilat komuniteti egjiptas ballafaqohet dhe të propozohen masat për qeverinë e ardhshme Kurti, në mënyrë që pozita e këtij komuniteti, por jo vetëm, të përmirësohet sa më shumë dhe më shpejtë “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.