Ballina / KOSOVA / Vetëvendosje: Thaçi nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës
vetevendosje

Vetëvendosje: Thaçi nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është personi i duhur për të udhëhequr dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për media, deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu përmendi një sërë marrëveshjesh të arritura në kuadër të dialogut në Bruksel, të cilat ajo i cilësoi si të dëmshme.

Ajo tha se sot në Bruksel, ku Thaçi takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës, por veten.

“Thaçi sot në takim me (Aleksandar) Vuçiqin nuk përfaqëson Kosovën, ai mundet veç veten të përfaqësojë atje. Kosovës i duhet një bilanc. Duhet një pasqyrë e plotë për marrëveshjet nga Energjia te Telekomunikacioni, nga liria e lëvizjes te njohja e diplomave, nga policia e gjyqësia në veri te përfaqësimi diplomatik i ndërsjellë, nga menaxhimi i përbashkët i kufirit e deri te denominimi antikushtetues i Republikës së Kosovës (fusnota). Hashim Thaçi duhet të ndalet, askush nuk mundet të pranojë dëme të reja për avazet e vjetra të tij”, tha deputetja Haxhiu.

Ndërkaq, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se presidenti Hashim Thaçi është president jokonsensual.

“Me një president jokonsensual dhe jokredibil, i cili ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme si ajo për ‘Zajednicën’ (Asociacionin) dhe pa u bërë një bilanc për të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani pala e Kosovës do të vazhdojë me kompromise të reja”, tha Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjendet në Bruksel për të marrë pjesë në një raund të ri të bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

@Fluidi

Provo po ashtu

xhevdet qeriqi

Qeriqi: Futja e emrave të luftëtarëve të vërtetë u bë me qëllim

Anëtari i Këshillit të veteranëve, Xhevdet Qeriqi ka thënë se publikimi i listave të veteranëve …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.