Ballina / KOSOVA / Vetëvendosje: Mesazhet e publikuara janë të montuara
Lëvizja Vetëvendosje

Vetëvendosje: Mesazhet e publikuara janë të montuara

Pas publikimit të disa fotografive në disa media, fotografi këto që si u raportua “shpalojnë bisedat e tre anëtarëve të Vetëvendosjes” ka pasuar reagimi i këtij subjekti politik , i cili i ka cilësuar ato si foto të montuara.

InfoGlobi ju sjell reagimin e Vetëvendosjes si dhe fotot përmes të cilave pretendohet se Albin Kurtin nuk e ka fyer vetëm Aida Dërguti por edhe bashkëpunëtorë të tij të tjerë, si dhe që shpiejnë në risinë se “VV dhe SHIK-u ” kanë ndihmuar njëri tjetrin gjatë zgjedhjeve në dy komuna.

Më poshtë keni reagimin e Vetëvendosjes:

Mesazhet e publikuara janë të montuara

Para pak çastesh, në portalin “Kosova Post” është publikuar një foto që pretendon se janë bisedat private të Nënkryetarit e deputetit Dardan Sejdiu dhe deputetëve Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dematon këtë lajm. Asgjë nga ato që thuhen aty nuk janë të verteta, e as ai grup i bisedës nuk ekziston.

Këto janë tentime për ta manipuluar opinionin, përmes shpifjeve e montazhave, në një kohë kur Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme.

Çdo tentim përmes rasteve të montuara dhe shpifjeve, t’i dëmtojë deputetët e saj, është duke u përpjekur ta dëmtojë Lëvizjen. Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër tentimet e kujtdo qofshin ato për të njollosur deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe Lëvizjen.

Ky reagim , si u raportua edhe më heret erdhi pas publikimit të fotove që i sjellim më poshtë.

 

Pas mesnates profili në të cilin u publikuan këto foto, nuk ndodhej në Facebook. Mund të ndodhë se i njejti ëtë riaktivizuar në ndërkohë.

@infoglobi

 

@Fluidi

Provo po ashtu

haradinaj

Haradinaj: Bedri Hamza kishte pagën 4 mijë euro…

Kryeministri Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Financave, Bedri Hamza, pasi ky …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.