Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Vetëvendosje kërkon rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve të mërgatës
vetevendosje

Vetëvendosje kërkon rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve të mërgatës

Lëvizja Vetëvendosje ushtroi sot ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mos numërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

“Mbrëmë u numëruan 13.491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhërojë KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë”, thuhet në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon numërimin e këtyre fletëvotimeve, pasi sipas saj, arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë.

Provo po ashtu

pzap_infoglobi

PZAP: Hidhet poshtë ankesa e Nismës për votat nga Serbia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar ankesën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.