Nga arkivi

Vetëvendosje e LDK ende pa marrëveshje dhe afër dështimit

Vetëvendosje e LDK ende pa marrëveshje dhe afër dështimit për krijimin e koalicionit potencial për bashkëqeverisje.

Vetëvendosje ka refuzuar të ‘flijojë’ Glauk Konjufcën dhe t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së LDK-së që vitin e parë të bashkëqeverisjes postin e Kryeparlamentarit të ia japë kësaj të fundit.

Raportohet se lideri i VV-së këte njohtim e ka bërë me shkrim, përmes një letre që i është dërguar sot të parit të LDK-së Isa Mustafa.

Mustafa ndërkaq para pak çastesh kur u pyet nga mediat se si e komenton letrën e Kurtit  ngurroi të shpalojë përmbajtjen e letrës.

“Letrën do ta shohim, nuk e konsideroj që është zyrtare, …  është një letër kështu me cilësime të cilat nuk janë shumë zyrtare. Ajo që mund të ju them është se ne jemi të interesuar që ta përmbyllim këtë proces, mos të vazhdohet akoma kjo agoni, do të mundohemi që të punojmë maksimalisht, kërkoj që edhe VV të jap kontributin e saj”, shton Mustafa, teksa, ka thënë se nuk mund të instruktojë LV-në se si të komunikojnë.

“Komunikim gjithmonë kemi pas direkt, unë gjithmonë shkruhem me z.Kurtin, mirëpo ne nuk mundemi që të instruktojmë se si ata do të komunikojmë”, shton ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.