Ballina / KOSOVA / Veteranët mbledhin nënshkrimet për Specialen
OVL_12_12_2017

Veteranët mbledhin nënshkrimet për Specialen

Organizatat e dala nga lufta të premtën në Prishtinë kanë nisur nënshkrimin e peticionit për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Qëllimi i këtij peticioni është që të kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Këto organizata kanë kërkuar që Gjykata Speciale të merret edhe me krimet që serbët i kanë bërë në Kosovë gjatë luftës pasi që versioni aktual i këtij ligji i gjykon vetëm shqipëtarët.

Me Kushtetutën e Kosovës në momentin kur qytetarët i mbledhin 10.000 nënshkrime, Kuvendi i Kosovës është i obliguar që peticionin e tyre t’a shtrojë në rend të ditës./infoglobi/m.d

Check Also

Dëshmitari: Për akreditim kërkuan nga unë 65 mijë euro!

Në gjykimin e ish-zyrtarëve të Akreditimit, Basri Muja e Ferdije Zhushi, si dhe Armend Mujës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *