Ballina / BOTA / Vetëm 47,5% e shtetasve gjermanë jetojnë në shtëpitë e tyre
Vetëm 47,5% e shtetasve gjermanë jetojnë në shtëpitë e tyre

Vetëm 47,5% e shtetasve gjermanë jetojnë në shtëpitë e tyre

Vetëm 47,5% e shtetasve gjermanë jetojnë në shtëpi të cilat i zotërojnë, treguan të dhënat e Zyrës së Statistikave të Gjermanisë (Destatis).

Sipas të dhënave të publikuara nga Destatis, shkalla e pronësisë së vendeve të banimit vitin e kaluar në Gjermani ka qenë 47,5 %, që paraqet një rënie për 0,5 % në krahasim me vitin 2008.

Përkundër financimeve të lehtësuara në saje të normës së ulët të interesit, shkalla e pronësimit të banesave në Gjermani nuk ka pësuar rritje dhe mbi gjysma e shtetasve gjermanë vazhdojnë të jetojnë me qira.

Rol për mosrritjen e pronësisë së shtëpive ka luajtur çmimi i lartë i banesave, që është 30 herë më shumë sesa kostoja vjetore e qirasë, oferta më e lartë sesa kërkesa si pasojë e migrantëve, kushtet e ndryshueshme të punësimit dhe kostot e larta të kërkuara nga agjentët e shitjeve, përcjell Atsh.

Në mesin e vendeve të BE-së, vendi që ka shënuar shkallën më të lartë të pronësisë ka qenë Rumania, një nga vendet më të varfra të Unionit.

Rreth 98,7% e shtetasve rumunë jetojnë në shtëpitë e veta.

Franca e ka 64% shkallën e pronësisë së shtëpive, kurse Norvegjia 81%.

@Fluidi

Provo po ashtu

shengen shenja vizat

Danimarka e kërkon ndryshimin e rregullave të Shengenit

Kryeministri danez deklaroi se ai dhe formacioni i tij politik i qendrës së djathtë, Partia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.