duar

Vetëm 3% e njerëzve e kanë një ‘X’ në duart e tyre, ja çfarë do të thotë nëse e keni

Duket se vetëm 3% e njerëzve e kanë një ‘X’ në të dyja duart e tyre, ja çfarë do të thotë kjo për fatin tuaj.

Leximi i dorës është një shkencë e lashtë, që nga kohërat e faraonëve të Egjiptit – dhe sipas asaj që thuhet, përmes leximit të saj mund të parashikohet e ardhmja e një personi.

Teknika e leximit të dorës ishte e famshme edhe në kohën e Aleksandrit të Madh, kur këshilltarët mbretëror sugjeruan se ai do të jetë një udhëheqës i madh për shkak të prezencës së shkronjës X në të dyja pëllëmbët.

Kohët e fundit, Universiteti STI nga Moska tregoi në një studim rreth shkronjës X në duar dhe lidhjen mes fatit të njerëzve që e kanë atë.

Studimi ekzaminoi lidhjen në më shumë se 2 milionë njerëz përreth botës dhe gjeti se njerëzit me shkronjën X në të dyja duart janë gjithmonë liderë ose të paktën persona tërheqës.

Në mesin e tyre ishte edhe presidenti rus Vladimir Putin dhe Abraham Lincoln. Këta njerëz konsiderohen të fortë dhe kanë një fat të mrekullueshëm i cili nuk ka nevojë për përgatitje.

Disa njerëz duhet të përgatiten për sukses, por nuk e kanë X-in në duart e tyre. Është thjeshtë çështje kohe për këta njerëz – në një pikë, fati i tyre do të formojë një cikël të veçantë të energjisë i cili do t’i bëjë ata udhëheqës të mëdhenj. Sipas studimit, njerëzit me X në pëllëmbë janë shumë efektiv dhe historia nuk i harron kurrë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.