Ballina / LIFESTYLE / Veshjet në punë sipas ditëve të javës

Veshjet në punë sipas ditëve të javës

Shumë prej nesh i ka ndodhur që të gjendet përballë gardërobës e të mos dijë se çfarë të veshë apo se si t’i kombinojë veshjet që ka. Ky është një ndër problemet që femrat e hasin shpesh, edhe pse mund të kemi një duzinë me rroba.

E rëndësishmja është të dimë të ndajmë veshjet e punës me ato të pasditeve apo të darkave. Një veshje e mirë pune është një pasaportë si për pamjet tone ashtu edhe për të ngjitur shkallët e karrierës. Më poshtë keni disa këshilla se si të visheni për çdo ditë të javës në punë.

Dita e hënë është një nga ditët që na gjen shpesh me humor të keq, për arsye se ende nuk e kemi marr veten nga fundjave dhe si rrjedhojë, nuk i kushtojmë shumë rëndësi veshjes. Megjithatë, në qoftë se  këtë pjesë e merrni me dembelizëm, mos u mërzisni një veshje “total black” e kombinuar me një pallto bezhë dhe një palë taka stileto, do t’ju bëjë të dukeni “In” dhe të kombinuara.

Një ndryshim “look”-u nga dita e hënë do t’ju bëjë më interesante në sytë e kolegëve. Ndryshojeni pamjen tuaj ditën e  martë, duke lënë mënjanë pantallonat, për t’i zëvendësuar me një fund të zi treçereksh pas trupi, i kombinuar me një këmishë pastel ose bezhë, dhe një xhaketë e zezë. Këpucët duhet të jenë sërish me takë.

Për ditën e mërkurë mund të zgjidhni një kombinim klasik. Dihet se rregulli zyrtar i ngjyrave të këshillueshme për ambientet e punës janë ngjyra gri ose  blu. Pra, në qoftë se doni të respektoni “dress/code” e zyrës së punës tuaj, kostumin pantallona- xhaketë ngjyrë të zezë, zëvendësojeni me një kostum ngjyrë gri ose blu të errët, kjo do t’ju bëjë të dukeni e rregullt, klasike dhe më të përgjegjshme përballë shefit dhe kolegëve.

Një fustan krem-mëndafshi me fantazi të ndryshme dhe të paekzagjeruar, duhet të kthehet në veshjen tuaj të preferuar. Sepse është një fustan i rehatshëm, modern dhe me një prerje shumë femërore. Luani me ngjyrat, guxoni sepse ngjyrat janë ato të cilat i japin gjallëri pamjes tuaj, por kujdes,  mos ekzagjeroni! Sipër fustanit mund të vishni një pallto të gjatë.

Erdhi fundjava! Tani pamja juaj është më e qeshur. Një bluzë apo këmishë mëndafshi me një fund me pala korrenti, do t’ju bëjë të dukeni më të këndshme në ambientet e punës. Kryefjala e sezonit të ri do të jetë ngjyra e argjendit. Ndërkohë mos harroni të luani me detajet, në qoftë se jeni një adhuruese e “printeve animal”, atëherë detaji që do të godasë do të jetë në këpucët tuaja. Një palë këpucë me këto printe do t’ju bëjë të dukeni trendi dhe jo e ekzagjeruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.