Ballina / KOSOVA / Veselit i shtyhet intervista në Hagë për 10 ditë

Veselit i shtyhet intervista në Hagë për 10 ditë

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njëherit lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka pasur të udhëtojë nesër në Holandë ku më 4 dhjetor ishte ftuar të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.

Por, nga kabineti i liderit të PDK-së, është konfirmuar se kjo intervistë që ishte paraparē për datën 4 dhjetor, për shkaqe teknike është shtyrë për javën tjetër.

“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, tha  Avni Bytyçi, këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.