Ballina / KOSOVA / Veseli: Ushtria do të bëhet brenda vitit
veseli dhe fsk

Veseli: Ushtria do të bëhet brenda vitit

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur. Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, propozoi ndryshimin e tri ligjeve për FSK-në.

Tri ligjet e propozuara nga ai, janë miratuar në Qeveri pa asnjë votë kundër, por në mbledhje nuk ishin të pranishëm ministrat serbë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në Rubikon të KTV-së ka thënë se kryeministri Haradinaj ka pasur koordinim me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kryeministri ka pasur koordinimin e vetë. E ka pa të arsyeshme, unë e kam përkrahur këtë momentum”, ka thënë Veseli. “Deklaratën e Ambasadës së SHBA-së, unë e shoh si një thirrje edhe për komunitetin serb, që nuk është mirë që të bllokohet Kosova”, u përgjigj ai i pyetur se si e sheh deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Veseli ka thënë se pret që transformimi i FSK-së të bëhet brenda këtij viti.

Sipas projektligjit, i cili në fakt është hartuar që më 2014, FSK-ja do të rrisë numrin e pjesëtarëve të saj nga 2500 sa ka aktualisht, në 5 mijë, dhe ajo do të jetë përgjegjëse për ruajtjen e territorit, integriteti dhe sovranitetit të saj.

Ndryshe, ambasada amerikane përmes një deklarate ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së.

@Fluidi

Provo po ashtu

Plani i Serbisë për 10 komunat serbe në Kosovë

Plani i Serbisë për 10 komunat serbe në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka planifikuar të investojë miliona euro në komunat me shumicë serbe në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.