Ballina / KOSOVA / Veseli thotë se PDK është gati, zgjedhjet janë të pashmangshme

Veseli thotë se PDK është gati, zgjedhjet janë të pashmangshme

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli derisa ka takuar strukturat e partisë në tri komuna të Kosovës, ka thënë sot se zgjedhjet janë të pashmangshme.
Veseli, ka dalë sot në terren në Suharekë, Rahovec e Malishevë, ku ka zhvilluar takime të shumta për ta mobilizuar strukturën e partisë për zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend, që pritet të ndodhin shumë shpejt.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është jashtëzakonisht e përgatitur për zgjedhjet e reja. Ne dalim në këto zgjedhje për fitore bindëse. Sepse, nuk ka asnjë parti më të konsoliduar se ne, nuk ka asnjë parti më të përgatitur sesa ne”, ka thënë Veseli para anëtarëve të partisë së tij në këto tri komuna.

Veseli ftoi anëtarët e degëve që të vazhdojnë të jenë në komunikim të përditshëm me secilin qytetar, në mënyrë që programi i PDK-së të jetë ashtu si gjithmonë në përputhje të plotë me kërkesat e qytetarëve dhe qëllimeve ku vendi synon të arrijë.

“Ne kemi programin që i duhet Kosovës. Ne e kemi të qartë se ku duhet të jemi si vend edhe në këtë dekadë dhe kemi njerëzit më të mirë që do të implementojnë vizionin për Kosovën. Për shtet më të fuqishëm, për ekonomi më të fortë, për një Kosovë të shanseve të barabarta”, tha ai. Ditë më parë Veseli ka takuar edhe degët tjera të PDK-së me qëllim të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme nacionale”, u tha Veseli./InfoGlobi

Provo po ashtu

Shpend Ahmeti thotë se qeveria PAN 2 do të ishte gjëja më e keqe për Kosovën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, thotë se gjëja me e keqe për Kosovën do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.