Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Veseli për Novobërdën: Serbia nuk mund ta përvetësojë trashëgiminë tonë
veseli ne novoberde

Veseli për Novobërdën: Serbia nuk mund ta përvetësojë trashëgiminë tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli të shtunë ka postuar në rrjetin e tij social facebook, një tekst për trashëgiminë e Novobërdës si dhe disa fotografi nga vizita e tij aty. 

Postimi i plotë:

Krenar me kalanë e lavdishme të Novobërdës, këtë perlë të trashëgimisë sonë kulturore dhe këtë vendbanim antik që ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh. Krenar akoma më shumë me flamurin e bukur të Kosovës ,që valvitet krenar në kullat e saj, si dhe me policinë dhe institucionet e tjera të shtetit që kujdesen për monumente e vyera të Kosovës.

Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësoj kulturën dhe trashëgiminë tonë. Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasur e lashtë e Kosovës.

Ne kemi për tja kthyer lavdinë e dikurshme Novobërdës, jo vetëm duke e bërë një atraksion ndërkombëtar të turizmit kulturor  por edhe duke rimëkëmbur minierën e vjetër. Kudo ku shkoj në Kosovë, shoh se ka potencial të madh zhvillimi dhe jam i bindur se e po të ndjekim drejtimin e duhur politik, kemi për të hapur shumë vende të reja pune për rininë.

Provo po ashtu

Cilat janë strategjitë e partive politike për mjedisin në Kosovë?

Në emisionin e sotëm “Debat” në RTK me përfaqësuesit e partive politike u debatua për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.