Veseli pas intervistimit: Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me pastrimin etnik të cilin ka synuar Serbia

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, pas intervistimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka thënë se ka mbrojtur luftën e pastër të UÇK-së.

Gjithashtu, ka bërë thirrje që gjithë qytetarët e Kosovës, ta kalojnë bashkë këtë sfidë.

“Siç edhe kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim, kam përfunduar intervistën. Vitet e 90 kanë qenë vite të rënda për popullin tonë. Një nënshtrim para Serbisë për pastrim etnik, do të thotë për gjenocid kundër popullit tonë. Ne ju kemi kundërvënë. Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë UÇK-ja përballje me gjenocidin serb. Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me pastrimin etnik të cilin ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jemi bashkë të kalojmë edhe këtë sfidë. Kjo është e tëra”, ka deklaruar pas intervistimit Kadri Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!