Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Veseli paralajmëron nismë për pastrimin e listave të veteranëve nga ata mashtrues

Veseli paralajmëron nismë për pastrimin e listave të veteranëve nga ata mashtrues

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot pasdite qindra veteranë të UÇK-së në Drenicë nga ku ka paralajmëruar, siç tha nismën e tij të madhe për pastrimin e listave të veteranëve nga ata mashtrues.

Veseli tha se në qeverinë e re që do ta udhëheqë ai, nuk do e lejojë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ai, tha se nuk do ta lejojnë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë”, ka shkruar Veseli.

Megjithatë deri tash ka pasur reagime të shumta dhe nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe shoqëria civile në Kosovë për fryrjen e listave të veteranëve, megjithatë ende figurojnë rreth 60 mijë veteranë në lista./InfoGlobi

Provo po ashtu

Mbi pesë mijë aplikues janë refuzuar të votojnë jashtë vendit

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilen është bërë e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.