Veseli në veri të Kosovës, takon banorët shqiptarë

Sipas njohtimit të PFK-së për media, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, “me kërkesë të banorëve shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, i ka vizituar sot ata për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, pas provokimeve të Serbisë me orë policore e karantinim dhe konfuzionit që u ka shkaktuar më pas Qeveria e Kosovës”.

Kreu i PDK-së ka shkuar në veri, ku takuar banorët e fshatrave Cerajë, Bistricë dhe Kushtovë të Komunës së Leposaviqit. Më pas, lideri i PDK-së Kadri Veseli, shkoi në Komunën e Zveçanit ku takoi në Boletin, banorët shqiptarë të kësaj komune.

Banorët shqiptarë të veriut të vendit shprehën shqetësime se Qeveria e Kosovës i ka lënë në harresë dhe në mëshirën e zyrtarëve serbë që po marrin urdhra direkt nga Beogradi, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Pasi dëgjoi kërkesat e banorëve të veriut të Kosovës në Leposaviq e Zveçan, kreu i PDK-së tha se ata do të ndihmohen me çfarëdo që kanë nevojë dhe i porositi që mos të bien pre e provokimeve të papërgjegjshme.

“Shqiptarët duhet të jenë unikë dhe bashkë, të respektojnë vendimet e institucioneve të Republikës së Kosovës, ndërsa qeveria nuk duhet të krijojë konfuzion dhe pasiguri tek qytetarët, në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë sa më mirë”, tha Veseli.

Veseli tha po ashtu se duhet të evitohet çdo pasiguri tek ta, për shkak të ambientit dhe rrethanave ku jetojnë.

“Këta janë njerëz të cilët kanë qëndruar këtu që 21 vjet, të cilët tani po ballafaqohen me pandeminë COVID-19 dhe me sfidat jetësore. Duhet të përkrahen më shumë, duhet të evitohet çdo pasiguri për këta njerëz, për vetë faktin se ambienti ku jetojnë është i tillë, dhe duhet t’ju ndihmohet” ka thënë ai.

Mes tjerash Veseli ka thënë  se qeveria është dashur të jetë më e qartë rreth masave kundër pandemisë.

“Qeveria e Kosovës nuk është dashur të krijojë vendime të dyanshme, është dashur të qartësojë nëse ka qenë në pajtueshmëri Republika e Kosovës me Republikën e Serbisë për masat ndaj pandemisë, ka qenë tërësisht në rregull, por është dashur vetëm të qartësohet dhe mos të krijohet konfuzion”, është shprehur Veseli.

Sipas tij “vendosja e dy komunave në karantinë ka krijuar një pakënaqësi sepse ka qenë një vendim në përputhje me gjendjen e jashtëzakonshme në Republikën e Serbisë”.?infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.