Ballina / KRYESORE / Veseli kujton vëllezërit Bytyqi

Veseli kujton vëllezërit Bytyqi

Kryeparlamentari Veseli ka thënë edhe sot se kriminelët serb do të përgjigjen para drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Në 20 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, kryeparlamentari Veseli ka shkruar në Facebook se ata u vranë pabesisht nga kriminelët serbë.

“Ylli, Agroni dhe Mehmeti, tre vëllezërit Bytyqi, lanë jetën e qetë në Amerikë dhe dëgjuan thirrjen e atdheut për çlirim. Sot bëhen 20 vjet nga dita kur ata u vranë pabesisht nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb. Drejtësia për këta trima dhe për mijëra viktima të gjenocidit serb në Kosovë kurrë nuk do të mund të shmanget. Ajo ka për t’u vendosur gjithsesi. Lavdi heroizmit të vellezërve Bytyqi dhe gjithë heronjve të kombit tonë”, ka shkruar Veseli.

Provo po ashtu

haradinaj e muzafer shala

Muzafer Shala emërohet ministër i Inovacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi Muzafer Shalën në postin e ministrit të Inovacionit dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.