fbpx
kadri veseli

Veseli: Kosova është e përkushtuar ndaj Perëndimit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, duke komentuar zhvillimet e djeshme dhe tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, thotë se kanë vepruar konform ligjeve të vendit dhe se Kosova është e përkushtuar për raportet e mira me ShBA-të.

Deklaratën e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë:

“Në vazhdimësi ka pasë qëndrime të ndryshme rreth Gjykatës Speciale. E di që dje nuk ka qenë një ditë e lehtë për Kosovën. Por, kjo assesi nuk duhet ta dekurajojë askënd e as ta lëkund besimin në Kosovën dhe miqtë e saj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë sovranë në të drejtat, përgjegjësitë dhe vendimet e tyre.

Në respektim të Rregullores së Kuvendit, iniciativa e 43 deputetëve për të sjell një projektligj që shfuqizon Ligjin për Dhomat e Specializuara është shqyrtuar dhe është proceduar për vendimmarrje, bazuar në Rregulloren e Kuvendit. I gjithë procesi është zhvilluar konform ligjeve të vendit dhe qëndrimeve politike të secilit subjekt.

Kosova qëndron e palëkundur në përkushtimin e vet perëndimor, për integrim në Bashkimin Evropian dhe për raporte të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kuvendi i Kosovës, në bazë të Rregullores dhe Kushtetutës, nga sot futet në pushimin dimëror, deri në javën e tretë të muajit janar”./infoglobi/b.h.

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.