Veseli kërkon seancë të jashtëzakonshme dhe bashkim të spektrit politik

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, vizitoi sot komunën e Ferizajt, nga ku ka thënë se ka iniciuar që ditën e premte të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku tha se është një pako prej 320 milionë euro që do t’i ndihmojë punonjësit në sektorin privat.

“Besojmë se ditën e premte do të jetë një ditë e bashkimit të spektrit politik”, tha ai.

Veseli tha se duhet të behet më shumë që t’iu ndihmohet komunave.

Sa i përket që vendi është pa qeveri, Veseli tha se është çështje e atyre që e kanë ngritur mocionin dhe atyre që aktualisht janë në qeveri.

“Është çështje e këtyre të cilët e kanë ngritur mocionin dhe e këtyre që aktualisht janë në qeveri të marrin vendimmarrje. Pozicioni ynë është i qartë. Por, ajo që është e rëndësishme në këtë moment është se qytetaret po ballafaqohen me një pandemi”, tha ai.

I pyetur se a është kjo një vizitë e tij si një lloj fushate, Veseli tha se kjo është për të treguar se nuk janë ndalur as në luftë e as tash nuk do të ndalen.

“Tash pak e hiç nuk e kam mendjen tek fushata paraelektorale, ta kalojmë këtë pjesë njëherë”, tha ai.

Kreu i PDK-së ka vizituar edhe një barnatore dhe furrë të bukës në Ferizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.