Ballina / KOSOVA / Veseli fillon takimet në Washington
kadri veseli jonson

Veseli fillon takimet në Washington

Kryeparlamentari Veseli ka nisur takimet zyrtare në Uashington.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot në Senatin Amerikan, senatorin Ron Johnson, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend e rajon, me theks të veçantë për fazëm finale të dialogut Kosovë-Sebi.

Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e kryeparlamentarit senatori Johnson ka deklaruar se “Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut sa më parë dhe të arrijnë marrëveshjen e obligueshme”

Ndërkaq Veseli ka potencuar se “Kosovës dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje të obligueshme për njohjen reciproke”, sepse siç ia ka thënë ai nikoqirit “ky është opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet të përhershëm në rajon”.

Gjatë ditës i pari i Kuvendit të Kosovës është takuar edhe me kongresistin amerikan Gerald E. Connolly, me të cilin u diskutua e ardhmja euroatlantike e Kosovës.

“Pas transformimit të FSK-së në ushtri, objektiv kryesor i Kosovës në fushën e sigurisë është anëtarësimi i plotë në Aleancën Veriatlantike, NATO”, ka thënë gjatë këtij takimi Veseli, ndërkohë që kongresisti amerikan shprehu mbështetjen e SHBA-së për hapat e mëtejmë të rrugës euroatlantike të Kosovës.

Provo po ashtu

Philip S. Kosnett

Kosnett: Për herë të parë ekstradohet kosovari për gjykim në SHBA

Philip Kosnett, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,ka deklaruar se sot për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.