Ballina / KOSOVA / Verzioni zyrtar i Policisë për vrasjen e Ivanoviqit
shiriti i krimit

Verzioni zyrtar i Policisë për vrasjen e Ivanoviqit

Policia e Kosovës doli me komunikatën për vrasjen Udhëheqësit të Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq. 

InfoGlobi ju sjell të plotë njoftimin e Policisë së Kosovës:

Rreth orës 08:10 min, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, është regjistruar një incident me përdorim armë zjarri, me ç’rast persona deri më tani të panjohur kanë shtënë në drejtim të z. Oliver Ivanovic, i cili fillimisht është plagosur në afërsi të zyrës së tij të punës.

Viktima është dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës për reanimim, ndërsa mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër. Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.

Gjithashtu, rreth orës 09:15min, në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës, është lokalizuar një veturë private e markës “Opel Astra”, pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.

Për të gjitha rrethanat e rastit dhe veprimet e ndërmarra të Policisë është informuar prokurori i Shtetit, i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka dalë në vendngjarje.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

LEXO EDHE: Vritet Oliver Ivanoviq; Kush ishte ai ?

Ditë më parë InfoGlobi ka raportuar për vërejtjen që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka tërhequr shtetasve amerikanë që të jenë më të kujdesshët gjatë ushëtimit në Kosovë, sidomos në komunat e veriut të saj. Për më shumë lexoni shkrimin në linkun më poshtë.

LEXO EDHE: DASH kërkon kujdes të shtuar nga amerikanët që udhëtojnë në Kosovë

@InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.