Ballina / BOTA / Vërshimat në Evropë marrin 5 jetë; Evakuohet edhe Muzeu Luvër

Vërshimat në Evropë marrin 5 jetë; Evakuohet edhe Muzeu Luvër

Të reshurat e mëdha kanë shkaktuar vërshima në shumicën e shteteve të kontinentit europian, ku vetëm në Francë, Gjermani e Austri deri më tash për shkak të tyre kanë humbur jetën të paktën 5 persona.

Mijëra njerëz janë evakuuar, sidomos në Francë ku të reshurat nuk kanë të ndalur.

Për shkak të vërshimave autoritetet në Paris kanë vendosur të ‘evakuojnë’ edhe veprat e çmuara artistike të muzeut me namë botërore Luvër (Louvre), muze ky i cili poashtu po rrezikohet nga vërshimat.

Në shumë shtete të Evropës komunikacioni rrugor ka pësuar çrregullime të mëdha, për shkak të mbylljes së qarkullimit në ura. /infoglobi

Provo po ashtu

haradinaj

E fton Haga si të dyshuar, Ramush Haradinaj jep dorëheqje

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Në fund të mbledhjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.