Ballina / LIFESTYLE / Fun / Vermont, vendi që ofron 10 mijë dollarë për të jetuar
vermont

Vermont, vendi që ofron 10 mijë dollarë për të jetuar

Nëse kërkoni një vend për të punuar dhe i qetë, jashtë zhurmës, atëherë, Vermont në SHBA është një vend perfekt.

Së fundi Guvernatori i Vermontit ka bërë të ditur një projekt ku do të ofrojnë 10 mijë dollarë për dy vjet për të jetuar në këtë vend, dhe njëkohësisht edhe për të punuar. Lajmi ka bërë bujë në mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch.

Personat që vendosin të shpërngulen në Vermont do të punojnë nga shtëpia për një punëdhënës jashtë shtetit.

Sipas këtij programi që do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, personat që shpërngulen do të ndihmohen edhe në mbulimin e shpenzimeve për lëvizje, jetesë dhe punë.

Aktualisht Vermont ka buxhetuar fonde për të mbështetur 100 grante për 3 vitet e para dhe 20 punëtorë shtesë çdo vit që nga ajo kohë. Përfituesit e grantit do të marrin 10,000 dollarë për dy vite.

Ky projekt ka nisur për shkak të plakjes së popullsisë në Vermont, derisa edhe vendi është mjaft i bukur, kurse gjithashtu edhe takimet po zvogëlohen.

@Fluidi

Provo po ashtu

toka

A fluturojnë alienët?

Sa herë që përmendet fjala “Alienë” në mendjet tona riprodhohen imazhet hollivudiane të një disku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.