qeveria

Vendosi Qeveria: S’ka paga mbi 2500 euro pa nënshkrim të Ministrit

Në mbledhjen e Qeverisë Kurti të mbajtur të mërkurën pa ministrat e LDK-së, të cilët edhe kësaj radhe i bojkotuan punimet e Qeverisë, është votuar vendimi për parandalimin e keqpërdorimeve në nërmarrjet publike. Tash e tutje në ndërmarrje nuk guxojnë të aktohen paga mbi 2500 euro pa pëlqimin e ministrit përgjegjës.

“Në vazhdim të mbledhjes, Qeveria ka miratuar masat për parandalimin e keqpërdorimeve në ndërmarrje publike. Sipas vendimit, ndërmarrjet publike obligohen të krijojnë sistemin e menaxhimit të kontratave publike. Nëse kontratat komerciale përmbajnë zgjedhje për konteste me arbitrazh ndërkombëtar; të drejtën ndërkombëtare ose kontrata që përmbajnë detyrimin e dëmshpërblimit mbi 5 mijë euro, kontratat nuk mund të lidhen pa pëlqimin e ministrit përgjegjës”, thuhet në Vendim, transmeton infoglobi.

Sipas të njejtit Kontratat duhet të jenë në dy gjuhët zyrtare, që shpenzimet e likuiditetet e ndërmarrjes të mos cenohen nga shpenzimet operative dhe të punësimeve të reja.

“Asnjë ndërmarrje publike nuk lejohet që të caktojë pagë më të lartë se 2500 euro në muaj për një zyrtar të saj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës. Ndërmarrjet publike obligohen për transparencë dhe publikim të dokumenteve të tyre, dhe të ju mundësojë qytetarëve pagesën elektronike të faturave për ndërmarrjet që ofrojnë shërbime për qytetarët”, thuhet mes tjerash aty.

Përndryshe , kjo ishte seanca e fundit e Qeverisë së drejtuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti. Pak pas përfundimit të saj, Kuvendi votoi Qeverinë e re, e cila do të drejtohet nga Avdullah Hoti. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.