Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Vendosë Supremja: Numërohen votat e diasporës të ardhura me vonesë

Vendosë Supremja: Numërohen votat e diasporës të ardhura me vonesë

Gjykata Supreme ka miratuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me të cilin ndalohej rinumërimi i, siç thuhet në vendimin e Supremes, 4639 fletëvotimeve të ardhura nga jashtë Kosovës.

Ndonëse këto vota kishin filluar të numëroheshin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, PZAP-ja kishte vendosur që të ndërpritet procesi pasi ishte kuptuar se kishin arritur me vonesë në Kosovë, gjegjësisht pas përfundimit të procesit zgjedhor të 6 tetorit.

Ato vota është konstatuar se janë nisur me kohë nga jashtë përmes postës, por kanë hasur në vonesa për shkaqe teknike, ndërkaq me vendimin e ri të Supremes, KQZ-ja detyrohet të bëjë këtë rinumërim.

Provo po ashtu

Maas: Gjermania kundërshton ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.