Ballina / KOSOVA / Vendimi i Gjykatës në Prishtinë: 25 vjet e 9 muaj burgim për 6 persona të lidhur me vepra terroriste

Vendimi i Gjykatës në Prishtinë: 25 vjet e 9 muaj burgim për 6 persona të lidhur me vepra terroriste

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë gjashtë të akuzuarit për vepra penale që lidhen me terrorizëm, Bujar Behramin, Resim Kastratin, Gramos Shabanin, Albert Ademajn, Leotrim Musliun dhe Edona Halitin.

Ata akuzohen se kishin planifikuar të sulmonin një kishë, dy diskoteka, si dhe të kryenin sulme tjera ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

Të akuzuarit janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me 25 vjet e 9 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e e kësaj gjykate.

Bujar Behrami është dënuar me 10 vjet, Besim Kastrati me 4 vjet burgim, Resim Kastrati e Gramos Shabani me nga 7 vjet, Edona Haliti një vit, kurse me 1 vit e 6 muaj është dënuar Albert Ademaj si dhe me 2 vjet e 3 muaj është dënuar Leotrim Musliu.

Të dënuarit gjatë seancave, kishin mohuar pretendimet e Prokurorisë duke thënë se nuk kishin planifikuar asnjë sulm terrorist, si brenda, ashtu dhe jashtë Kosovës.

Provo po ashtu

Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Kosnett

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Haradinaj, ka shkruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.