fbpx
Kuvendi_official

‘Vendet e rezervuara’ shkak i akuzave reciproke

“Mund të them se nuk do t’ia shihja për të madhe vetit edhe nëse do t’i ndërroja fjalët sa u përket këtyre vendeve (të rezervuara), në mënyrë që ato mos ti pranoj. Por e vërteta është se në asnjë takim dhe në asnjë rast nuk kam përkrahur vendet e rezervuara dhe nuk kam lënë hapësirë të pritet se LDK eventualisht mund të ndërroj qëndrimet në favor të vendeve të rezervuara”. Me këto fjalë iu përgjigj Ministrit Memli Krasniti, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Deklaratat e nënkryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, se ‘Isa Mustafa , i ka ndërruar fjalët sa u përket vendeve të rezervuara për komunitetet pakicë’, ky i fundit ironizoi në rrjetin social Facebook, ku tanimë sikur është shndërruar në përditshmëri që politikanët kosovarë ta kritikojnë njeri tjetrin.

“Rezervomanija dhe rrenomanija janë bërë nevojë e njerëzve të PDK-së. Unë nuk mund t’i kuptoj se ku e kanë zorin dhe interesin që në fund të mandatit të qeverisjes së tyre të dështuar të kërkojnë që të ndryshohet Kushtetuta dhe të instalohet një sistem krejtësisht jofunksional parlamentar”, ka shkruar mes tjerash Mustafa.

Vazhdimi i vendeve të rezervuara në Kuvend për pakicat mbetet sfida kryesore e procesit të reformave zgjedhore dhe atyre kushtetuese në Kosovë.

Shumica e subjekteve politike opozitare po kundërshtojnë opsionin e vazhdimit të 20 vendeve të rezervuara për pakicat (10 për komunitetin serb dhe 10 për pakicat e tjera). /infoglobi

@infoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.