Ballina / KRYESORE / Vëmendje e madhe: Edhe pak minuta kanë mbetur deri në përballjen Kosovë-Angli

Vëmendje e madhe: Edhe pak minuta kanë mbetur deri në përballjen Kosovë-Angli

E gjithë vëmendja sonte do të jetë tek stadiumi i Southamptonit, ku Kombëtarja e Kosovës sfidon Anglinë, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020.

“Dardanët” në duel me ‘Tre Luanët’ vijnë pas fitores së madhe kundër Çekisë (2-1), takim ky i zhvilluar tri ditë më parë. Sfida përballë angleze është më e vështira dhe më e rëndësishmja për skuadrën tonë që nga pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA.

Trajneri i njohur i futbollit tonë, Afrim Tovërlani në emisionin “Imazh” në Radio Televizionin e Kosovës, ka thënë se dueli me Anglinë, do të jetë një ndeshje e vështirë, dhe sipas tij, një barazim eventual nga kjo përballje do të ishte i mirë për Kombëtaren tonë. Ai thotë se edhe humbja në ndeshjen me Anglinë, nuk duhet të jetë dëshpëruese, sepse sipas tij, Kosova do të ballafaqohet më një skuadër të fuqishme siç është Anglia.

“Sa i për këtë rezultati nuk jam adhurues të flas për rezultat, por një është e sigurt se na pret një ndeshje shumë e fortë, sepse përballemi më një skuadër të madh siç është Anglia”, ka thënë Tovërlani.

“Kanë një përvojë më shumë armatim, potencial jashtëzakonisht të madh. Ajo që na duhet neve është paraqitje e mirë, e që edhe barazimi do të ishte i mirë për ne, edhe pse do të jetë shumë vështirë. Edhe nëse Kosova e humb ndeshjen, nuk është diçka që duhet të dëshpërohemi, sepse kur kanë nisur kualifikimet edhe Anglia, edhe Çekia kanë qenë para neve. Në asnjë moment nuk guxojmë të dëshpërohemi edhe nëse humbet kjo ndeshje”, theksoi ai.

Sfidë tejet të vështirë e parashikon edhe komentatori i njohur i RTK-së, Andin Lokaj. Sipas tij, “Tre Luanët” tashmë kanë reprezentacionin më të mirë të viteve të fundit. Lokaj mendoj se nëse futbollistët e Kosovës mund të ndalin posedimin e topit nga ana e anglezëve, atëherë ka mundësi që përfaqësuesja jonë të ketë paraqitje të mirë në këtë ndeshje.

“Mendoj se Anglia e ka reprezentacionin më të mirë të viteve të fundit. Por për Kosovën e rëndësishme që Anglia mos ta mbajë topin. Nëse djemtë tonë nuk e lejojnë që anglezët ta mbajnë topin, atëherë mund të dalim mirë. Duhet të shihet edhe si ka ecur renegjerimi pas ndeshjes me Çekinë. Kemi lojtarë kualitative”, pohoi Lokaj.

Ndërkohë, gazetari i njohur Bekim Aliu beson se nuk ka vetëkënaqësi tek lojtarët e Kosovës pas fitores kundër Çekisë. Sipas Aliut, Kombëtarja jonë dita e ditës po rriten dhe tashmë është një skuadër që i kanë frikën edhe skuadrat e mëdha. Aliu është i bindur se çdo lojtarë i Kosovës po e jep maksimumin për fanellën e këtij vendi.

“Gjithsesi se vetëkënaqësi është cilësi jo e mirë e njeriu, por unë nuk shoh vetëkënaqësi tek lojtarët tonë. Futbollistët tonë nuk janë euforik, sepse janë të rritur jashtë, por e shoh se përfaqësuesja jonë dita e ditës po rrite, dhe mendoj se kjo përfaqësues ua ka shti ethet edhe skuadrave të mëdha.

Angazhimi i gjithë futbollistëve është jashtëzakonisht i madh, sepse çdo lojtarë i jonë po e jep maksimumin dhe me dinjitet po e mbrojnë fanellën tonë, dhe jam i bindur se përfaqësuesja jonë këtë do ta dëshmojë edhe sonte kundër Anglisë”, tha Aliu.

Ndërkaq, Petrit Satriu, një tifoz i flaktë i “Dardanëve”, thotë se fitorja kundër Çekisë ka bërë jehon të madh në mediat ndërkombëtare.

“Ditëve të fundit kanë shkruar mjaft shumë mediat pas fitores kundër Çekisë. Të gjitha mediet e mëdha kanë shkruar për Kosovë. Duhet cekur BBC e cila ka bërë një shkrim të hatashëm për Kosovën nga okupimi e deri tek fitorja kundër Çekisë. Edhe mediumet tjera si në gjermani, ka bërë jehone të madhe ky suksesi ynë”, theksoi Satriu.

Provo po ashtu

Irani është pezulluar nga gara ndërkombëare në xhudo

Irani është pezulluar nga gara ndërkombëare në xhudo për shkak të bojkotimit të atletëve izraelitë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.