fbpx

Vëllëzërve Grabovci, në vend të burgut, dënim me para

Vëllëzërit Grabovci, Ngadhnjimi dhe Guximi janë shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për rrahjen e policit në shkurtin e vjetëm (2013).

Ata janë dënuar me 6 muaj burg, mëson infoglobi, por si ka deklaruar për media avokati, Hasan Jashari, dënimi me burg është shndërruar në dënim me para, kështu që secili nga të dënuarit duhet të paguaj nga 3 mijë euro.

Ky ‘konvertim’ është bërë pas kërkesës së mbrojtjes së vëllëzërve Grabovci , kërkesë kjo e cila si ka nënvizuar avokati  “është ligjor”.

Për rastin, si zakonisht, Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka lëshuar ndonjë njoftim për media. Gjyqësia e Kosovës jo rrallë është kritikuar nga organizatat vendore e ndërkombëtare se ka probleme të shumta dhe se jo rrallë ndaj saj ushtrohen trysnitë politike.

Vëllëzërit Grabovci janë bijtë e deputetit të Kuvendit të Kosovës që vije nga radhët e PDK-së. /infoglobi