Ballina / BOTA / Vdiq hackeri që hoqi dorë nga burimi i Wikileaks
Adrian Lamo wikileaks

Vdiq hackeri që hoqi dorë nga burimi i Wikileaks

Adrian Lamo, një hacker kompjuteri me lidhje të forta me Wikileaks, i njohur për informacionet që nxori në dritë, duke bërë që të arrestohet Chelsea Manning, vdiq në moshën 37 vjeçare.

Në një bisedë në chat, Manning i rrëfeu Lamos disa materiale sekrete të ushtrisë të cilat ia kish dërguar Wikileaks.

Wikileaks publikoi videon e një helikopteri amerikan që godet dhe vret 7 persona, përfshirë edhe një gazetar që punonte për agjencinë e lajmeve Reuters.

Vdekja e Lamos konfirmohet nga BBC, por nuk është bërë ende publike.

Në Facebook, babai i tij Mario shkroi: “Me shumë trishtim dhe zemër të thyer më duhet t’i lajmëroj të gjithë miqtë e Adrianit se ai vdiq. Një mendje e ndritur dhe një shpirt i dhimbsur iku. Ai ishte biri im i dashur.”

Rekordi i Lamos si hacker përfshin disa targete të një profile të lartë si Microsoft dhe The New York Times.

Në 2011 Lamo foli për gazetën “The Guardian” mbi vendimin e tij për të “dorëzuar Manning” si të vetmen gjë për t’u bërë.

Nuk është se doja ta beja një gjë të tillë, por përndryshe do më mbetej mua faji.

Lamo tha se do të kishte “keqardhje të përjetshme nëse Manning do i nënshtrohej një gjykimi të gjatë.

Manning, e njohur në atë kohë edhe si Bradley Manning, u dënua me 35 vjet burg, por presidenti i asaj kohe Barack Obama ndryshoi dënimin e saj dhe ajo u lirua në Maj të 2017.

Tani ajo pret të bëhet kryebashkiake e Maryland, shtetit të saj të lindjes.

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange të premten e përshkroi Lamon si një “batakçi i vogël dhe tradhtar i vlerave bazike njerëzore.”

LEXO EDHE:

 Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks bëhet shtetas i Ekuadorit

Provo po ashtu

Me transport kufomash mishin e kurbanëve

Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit Këshilli i Bashkësisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.