Vdesin dy vëllëzër nga Deçani që u goditën nga treni në Gjermani

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë, kanë vdekur mëngjesin e ditës së sotme pasi janë goditur nga treni, njoftojnë mediat gjermane.

Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13 vjeç ndërsa tjetri 17, ndërkaq të dy vijnë nga komuna e Deçanit, ka konfirmuar kryetari i komunës së Deçanit.

Sipas informacioneve të para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.

Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.

Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”.

Policia e Gjermanisë në një prononcim për mediat gjermane ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 7:30 të mëngjesit. Fëmijët kanë kaluar shirtin i cili ishte i vendosur në mënyrë që të kapin një tren, por një tjetër i cili ishte në anën e kundërt ka ardh dhe i ka shkel. Me rastin tani po merren Policia”, tha oficeri i Policisë që është në vendin e ngjarjes.

Ambasada e Republikës së Kosovës i ka shprehur ngushëllimet familjes Arifaj. Bashkë me Konsullatën e Përgjitshme të Kosovës në Bavari, Ambasada është duke bërë çdo gjë që familjes Arifaj t’i qëndrojmë pranë në këto çaste të vështira, thuhet në reagimin e ambasadës./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.