Ballina / Kulturë / Vdes shkrimtari Fatos Arapi
fatos arapi

Vdes shkrimtari Fatos Arapi

Shkrimtari shqiptar, Fatos Arapi ka vdekur të enjten në moshën 89 vjeçare.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë familja e shkrimtarit.

Arapi ka lindur më 1929 në Vlorë, ku ka kryer shkollimin e mesëm, ndërsa studimet e larta i ka përfunduar në Sofje të Bullgarisë, në drejtimin e matematikës dhe ekonomisë.

Shkimtari shqiptar ka punuar shumë vjet si gazetar dhe pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë.

Arapi ka shkruar vepra në disa gjini letrare, duke përfshirë poezinë e novelën.

Puna e tij është shpërblyer me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare, duke përfshirë çmimin “Kurora e artë” që i është ndarë më 2008.

Pas lajmit për vdekjen e tij, personalitete të shquara në Kosovë dhe Shqipëri kanë kujtuar atë dhe veprat e tij.

Duke i shprehur ngushëllime familjes së shkrimtarit të ndjerë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se “kultura, bota intelektuale dhe letërsia shqiptare kanë humbur një kolos të plejadës së shkrimtarëve të rrallë. Fatos Arapi, krijuesi shumëdimensional, përpos që pasuroi fondin e letërsisë sonë me vepra të pavdekshme, përçoi vlerat letrare të botës shqiptare përtej kufijve kombëtar”.

Familjarët e Arapit kanë njoftuar se ceremonia e varrimit të shkrimtarit do të bëhet në varrezat e Sharrës në Tiranë.

@Fluidi

Provo po ashtu

harta scanderbeg

Ballkani quhej Scandrebeco – Zbulohet harta e vitit 1455

Një rast tjetër i ngjashëm kur territoret përcaktohen me emrin e një njeriu mund të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.