Ballina / Kulturë / Vdes poeti Nehat Hoxha
lajmi, infoglobi

Vdes poeti Nehat Hoxha

Ka ndërruar jetë Nehat Hoxha, poeti i cili në vitin 1990 kishte shkruar veprën “Vdekja e poetit”.

Hoxha ishte edhe ekonomist, si dhe përkthyes e redaktori i shumë librave. Ishte edhe autor i shumë teksteve të këngëve. Ishte edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës e po ashtu laureat i shumë çmimeve letrare.

Lajmin për vdekjen e poetit e ka bërë me dije vëllai i tij, kitaristi i njohur, Shefqet Hoxha. Nehat Hoxha ishte bashkëshorti i këngëtares së njohur të muzikës popullore, Nazmije Hoxha.

“Lamtumirë Vëlla… Shihemi në një jetë më t’mirë…!”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook, të cilën e ka shoqëruar me një foto të përbashkët me tashmë të ndjerin.

nehat e shefqet hoxha

 

Check Also

Ky është qyteti i humbur i Aleksandrit

“Qyteti i humbur” i Aleksandrit të Madh ishte përshkruar si një vend magjik, ku njerëzit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *