Vdes oficerja e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Floreta Bytyqi, oficerja e Shërbimit Korrektues të Kosovës e cila shërbeu në Qendrën Korrektuese në Lipjan ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Siç njoftuan familjarët e saj, ajo ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtë.

Me këtë rast, Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së saj, derisa vlerësoi se vdekja e Floretës është humbje madhe për këtë institucion, duke e marrë parasysh kontributin e saj.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës tuaj, e bashkpuntores tonë, Floreta Bytyqi. Floreta dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e saj është humbje e madhe për SHKK-në”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.