Vdes një mjek në Viti, ishte i infektuar me COVID-19

Edhe një punonjës shëndetësor në Viti, Feti Hetemi, ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit, pas infektimit me COVID-19.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, varrimi i tij do të bëhet sot në Viti,

“Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr.Feti Hetemi. Doki, edhe pse u sfidua në jetë nga shumë stuhi të natyrave të ndryshme dhe i përballoi ato kryelartë, sot ka humbur betejën me sëmundjen Covid-19. Ndjehemi të trishtuar nga kjo humbje, por më shumë se krenar që e patëm. Lamtumirë Dok, burrë fisnik që me shumë mund dhe sakrificë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tënd luftarak për të mposhtur padrejtësitë. Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar masat e IKSHPK-së”, thuhet në njoftim.

Gjashtë mjekë kanë vdekur e 225 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në Kosovë gjatë gjashtë muajve. Ndërsa prej mbi 900 infermierëve që janë prekur me COVID-19 në Kosovë, 5 prej tyre kanë vdekur, të cilët bashkë me mjekët e çojnë në 11 numrin e profesionistëve shëndetësorë që kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Në nivel vendi deri tani janë infektuar 11686 persona me COVID-19, 7562 janë shëruar kurse kanë vdekur 416.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.