fbpx

Vdes kompozitori Gjergj Kaçinari

Ka ndërruar jetë kompozitori i njohur kosovar, Gjergj Kaçinari.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale.

Ai  u lind me 25.04.1939 dhe ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, shqiptar nga Kosova.

Gjergji i takon gjeneratës së mëvonshme të pas luftës së dytë botërore të kompozitorëve në Kosovë.

Ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikulluar edhe në libra të ndryshem. Një ndër to është dhe libri i titulluar “Margaritarët e këngëve popullore”.

Varrimi bëhet sot në 14 në varrezat e Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.