Vdes këngëtari Little Richard

Ylli i muzikës rok n’roll, Little Richard ka vdekur në moshën 87-vjecare, ka njoftuar djali i tij, Danny Penniman.

Revista Rolling Stone e ka cituar atë të ketë thënë se ende nuk dihen arsyet e vdekjes së këngëtarit.

Në mesin e këngëve të tij më të famshme ka qenë edhe Good Golly Miss Molly.

Këngëtari, që ka lindur në Xhorxhia, si Richard Wayne Penniman, ka qenë një prej pjesëtarëve të parë të zhanrit rok n’roll.

Ylli muzikor është njohur për performancat e tij të veçanta, zërin e fuqishëm dhe veshjet e pazakonshme.

Ai ka qenë një prej 12 fëmijëve të familjes, i cili ka nisur të këndojë sepse ka dëshiruar të dallohet nga motrat dhe vëllezërit.

“Kam bërë çfarë kam bërë, kam kërkuar vëmendje. Kur kam nisur të luaj në pian dhe të bërtas e këndoj, kam pasur vëmendje”, ka thënë ai më parë për BBC-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!