Vdes ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Hosni Mubarak, i cili kishte shërbyer si president i Egjiptit për gati 30 vjet dhe i cili ishte dhënë dorëheqje pas revolucionit popullor të vitit 2011, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Mubarak shërbeu si presidenti i katërt i Egjiptit nga viti 1981 dhe u largua nga pushteti përmes asaj që më vonë do të njihej si Pranvera Arabe.

Figura e tij është paksa e ndërlikuar në Egjipt. Pushteti i tij është karakterizuar me korrupsion, dhunë policore, shtypje politike dhe probleme të theksuara ekonomike.

Pasardhësi i tij, Mohamed Morsi, ishte rrëzuar nga pushteti përmes puçit ushtarak në vitin 2013.

Shumë figura besojnë se stili i qeverisjes së Mubarakut është trashëguar nga udhëheqësi i tanishëm i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.