Ilustrim

Vdes edhe një person me COVID-19 në Kosovë

Shënohet viktima e 30-të me koronavirus në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive një 59-vjeçar me incialet A.H nga Prizreni.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.

I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese” thuhet në njoftimin e MSh-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.