Ballina / SHOWBIZ / Vdes Aretha Franklin, diva e muzikës soul
aretha franklin

Vdes Aretha Franklin, diva e muzikës soul

Këngëtarja Aretha Franklin, zëri i fuqishëm i së cilës e bëri atë të njihej si “mbretëresha e muzikës soul” vdiq të enjten në moshën 76 vjeçare.

Këngëtarja e famshme, fituese e 18 çmime “Grammy” dhe me rreth 25 disqe të arta, vdiq në shtëpinë e saj në Detroit, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Babai i Aretha Franklin-it ishte predikues në kishën Baptiste të Detroid-it dhe këngët e ungjillit që ajo dëgjonte në kishën e tij, përbënin bazën e muzikës së saj.

Ajo kishte një zë unik, emocional dhe të fuqishëm që e vendosi në krye të muzikës soul të viteve 1960 së bashku me Otis Redding, Sam Cooke dhe Wilson Pickett.

Aretha Franklin pati kënduar në funeralin e drejtuesit të vrarë, të të drejtave civile Martin Luther King, si dhe në ceremonitë për inaugurimin e presidentëve Barak Obama dhe Bill Clinton.

@Fluidi

Provo po ashtu

era istrefi kampionati

“Live it up” – kënga për finalen e Kupës së Botës 2018

Pas Shakirës dhe Jennifer Lopez, Era Istrefi do të interpretojë së bashku me dy muzikantë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.