Vdes Agim Shkodra, ikona e hendbollit gjilanas

Një prej ikonave të hendbollit gjilanas, Agim Shkodra, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.

Me ndarjen nga jeta të Agim Shkodrës, klubi i hendbollit Drita nga Gjilani, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe hendbolli e sporti kosovar në përgjithësi kanë mbetur pa një prej figurave qe shkruan historinë ne këtë sport.

Si portier, përkatësisht lojtar, Shkodra karrierën e filloi në skuadrën Bozhuri nga Gjilani, vazhdoi te Buduçnosti nga Peja, ku ishte edhe në studime, në klubin Kosova të Vushtrrisë kurse karrierën e përmbylli në KH Drita të Gjilanit.

Kontributi i tij i madh ishte sidomos në vitet 1991-99, kur u pavarësua sporti kosovar. Pas luftës si trajner me sukses udhëhoqi skuadrën e Dritës në konkurrencë të femrave dhe të meshkujve, pastaj KHF Kosovën e KHF Prishtinën kur Prishtina ishte pjesë e garave ndërkombëtare. Ka drejtuar edhe klubin Zhegra.

I ndjeri ishte edhe seleksionues i grupmoshave të reja në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave, ku la gjurmë te pashlyera në zbulimin e talenteve te reja.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini në emër të FHK-së dhe të gjithë komunitetit të hendbollit, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkodra dhe klubit Drita nga Gjilani.

Varrimi i te ndjerit bëhet sot nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjilan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.